Roboti-avokat është një krijim i mundësuar nga inteligjenca artificiale dhe muajin e ardhshëm do ta gjejë veten në rolin për të cilin është projektuar për herë të parë, kur do të ndihmojë të akuzuarin në gjykatë i cili do të ketë përballje për një gjobë trafiku.
Shefi i “DoNotPay”, Joshua Bowder, ka thënë se kjo inteligjencë artificiale funksionon me ndihmën e një telefoni. Roboti dëgjon argumentet e gjykatës dhe formulon përgjigjet për të akuzuarin dhe i thotë me kufje se çfarë të thotë në kohë reale.
Robot-avokati do të marrë çështjen e tij të parë më 22 shkurt, konfirmoi Bowder në Twitter, por nuk zbuloi emrin e klientit apo gjykatës.
"Më 22 shkurt në orën 13:30, historia do të shkruhet. Për herë të parë ndonjëherë, një robot do të përfaqësojë dikë në një sallë gjyqi në SHBA. DoNotPay AI do t'i pëshpërisë në vesh dikujt saktësisht se çfarë të thotë. Ne do t'i shpallim rezultatet dhe do t'i ndajmë më pas ndodh. Na uroni fat!”, ka shkruar ai në Twitter.
Kompania “DoNotPay” merret me inteligjencën artificiale dhe tashmë ka përdorur letra dhe ‘chatbot’ të krijuara nga inteligjenca artificiale për t'i ndihmuar njerëzit të sigurojnë rimbursime për WI-FI gjatë verës kur nuk funksiononte. Ata kanë përdorur shabllone për të ndihmuar njerëzit dhe kanë fituar më shumë se dy milionë raste të shërbimit ndaj klientit dhe padi në emër të individëve kundër institucioneve dhe organizatave.
Shpikja e tyre mund të përdoret ligjërisht në disa salla gjyqi, por jo në shumicën. Edhe avokatët nuk e mbështesin këtë, shkruan CBS.