Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Përditësohet Telegrami me shumë funksione të reja

Telegrami, i cili vazhdon të jetë një nga alternativat më të mira për WhatsAppin dhe shërbime të ngjashme, ka marrë një përditësim të madh, me një numër të konsiderueshëm funksionesh të reja.

Telegrami tani merr reagime të pafundme, si dhe qasje në reagimet që më parë ishin të disponueshme vetëm për përdoruesit e Telegram Premium.

"Të gjithë përdoruesit tani kanë qasje në dhjetëra reagime - duke përfshirë ato që më parë ishin të disponueshme vetëm për Telegram Premium. Përdoruesit e Telegram Premium mund të zgjedhin nga një numër i pakufizuar emojish të personalizuar. Për ta bërë më të lehtë zgjedhjen nga mijëra e mijëra emoji, tani mund të bashkëngjiten deri në tre reagime për mesazh", njoftoi Telegram.

Përdoruesit Premium marrin gjithashtu një veçori të re ekskluzive, të quajtur "statuset e animuara të emojit", të cilat shfaqen menjëherë pranë emrit të përdoruesit.

Në Android 13, Telegram ka një ikonë të veçantë që përputhet me modalitetin e errët të telefonit dhe ngjyrat e theksuara.