Google vazhdon të përmirësojë përvojën e përdoruesit për aplikacionin e mesazheve Android - Google Messages.
Google Messages tani po teston aftësinë për t'iu përgjigjur mesazheve me të gjitha ‘emojit’. Deri më tani, reagimet ishin të kufizuara në vetëm shtatë ‘emoji’.
Lajmi është publikuar nga faqja 9to5Google, e cila më parë ka konfirmuar veçorinë e përmendur që ka provuar në një version testues të aplikacionit.
Tani, kur një përdorues ju shkruan në aplikacionin Google Messages, është e mundur të reagoni ndaj tij me çdo ‘emoji’ që dëshironi. Një ikonë e re në fushën e përzgjedhjes së ‘emojit’ tregon një opsion për të shtuar një që nuk është në listë.
Për momentin, funksioni është i disponueshëm vetëm për versionin më të fundit beta të Google Messages, pas së cilës pritet të zgjerohet edhe në versionet e tjera.
-
Përditësohet Telegrami me shumë funksione të reja
-
Pas 20 vjetësh, Gmaili më në fund sjell funksionin që të gjithë e prisnin
-
Google lanson versionin e ri të modelit të saj AI, Gemini 3
-
Google shton përdorimin e inteligjencës artificiale në motorin e kërkimit në internet
-
WhatsAppi po sjell ndryshimin e shumëpritur