Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Pendlat më të mira se Velcro?

Foto: Universiteti i Kalifornisë San Diego

Për dekada me radhë, kur njerëzit dëshironin t'i ngjisnin dy gjëra së bashku, por që donin më vonë t'i ndanin, Velcro ishte përgjigjja. Në të ardhmen, megjithatë, ky material mund ta ketë njëfarë konkurrence nga teknologjia e frymëzuar nga pendlat e zogjve.

Të përbëra nga keratina (edhe thonjtë tanë përbëhen nga keratina), pendlat e kanë një bosht qendror që shkon pjesës së mesme, ndërsa fijet më të buta dhe më të holla shkojnë në të dyja anët. Përgjatë skajit të këtyre fijeve ndodhen struktura të vogla të njohura si barbula.

Këto barbula lidhen mbi njëra-tjetrën, duke i mbajtur së bashku fijet e ngjitura (shihni imazhin mikroskopik më poshtë), transmeton “Koha Ditore”. Siç do ta dijë çdokush që ka luajtur ndonjëherë me pendë, fijet mund të shkoqen, dhe pastaj përsëri “të ngjiten” së bashku.

Tarah Sullivan, studiuese në Universitetin e Kalifornisë në San Diego, zbuloi se tek zogjtë e të gjitha madhësive, barbulat gjithmonë janë të ndara nga tetë deri në 16 mikrometra nga njëra-tjetra (një mikrometër është një e mijta e një milimetri).

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)