Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Pendlat më të mira se Velcro?

Për dekada me radhë, kur njerëzit dëshironin t'i ngjisnin dy gjëra së bashku, por që donin më vonë t'i ndanin, Velcro ishte përgjigjja. Në të ardhmen, megjithatë, ky material mund ta ketë njëfarë konkurrence nga teknologjia e frymëzuar nga pendlat e zogjve.

Të përbëra nga keratina (edhe thonjtë tanë përbëhen nga keratina), pendlat e kanë një bosht qendror që shkon pjesës së mesme, ndërsa fijet më të buta dhe më të holla shkojnë në të dyja anët. Përgjatë skajit të këtyre fijeve ndodhen struktura të vogla të njohura si barbula.

{gallery}

Këto barbula lidhen mbi njëra-tjetrën, duke i mbajtur së bashku fijet e ngjitura (shihni imazhin mikroskopik më poshtë). Siç do ta dijë çdokush që ka luajtur ndonjëherë me pendë, fijet mund të shkoqen, dhe pastaj përsëri "të ngjiten" së bashku.

Tarah Sullivan, studiuese në Universitetin e Kalifornisë në San Diego, zbuloi se tek zogjtë e të gjitha madhësive, barbulat gjithmonë janë të ndara nga tetë deri në 16 mikrometra nga njëra-tjetra (një mikrometër është një e mijta e një milimetri).

Bazuar në këtë raport distance, ajo vazhdoi të krijonte modele në shkallë të gjerë të shtypura në 3D të fijeve dhe barbulave. Duke i përdorur këto, ajo tregoi se objektet me një strukturë të tillë mund të bashkoheshin vazhdimisht me njëra-tjetrën dhe të ndahen - siç është rasti me strukturën bashko-ndajë të Velcros.

Përveç kësaj, fijet natyrore dhe barbulat janë në gjendje ta mbërthejnë ajrin në pjesën poshtë pendës, duke e devijuar atë në krye. Sullivan beson se kjo cilësi do të mund të replikohet edhe në materialet e bioinspiruara të bëra nga njeriu, të cilat mund të kenë aplikime në fushat si hapësira ajrore.

"Ne besojmë se këto struktura mund të shërbejnë si frymëzim për një ngjitës ngërthyes njëdrejtimësh, apo një material me përshkueshmëri të përshtatur direksionale", thotë ajo.

Punimi për këtë hulumtim, i cili u krye nën mbikëqyrjen e prof. Marc Meyers, u publikua ditë më parë në revistën Science Advances.

Artikuj të ngjashëm