Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Pas shteteve arabe edhe Egjipti kërkon që “Netflixi t’u përmbahet vlerave shoqërore”

Foto: Reuters

Rregullatori egjiptian i medias, ka kërkuar të mërkurën që gjiganti amerikan i transmetimit, Netflix, “t’u përmbahet vlerave shoqërore të këtij vendi” me shumicë myslimane, pasi u tha se kompania po shfaqë përmbajtje që lidhen me komunitetin LGBTQ, shkroi Associated Press.

Një kërkesë e tillë Netflixit iu bë edhe nga shtetet arabe, pasi të tilla përmbajtje konsiderohen ofenduese për këto vende.

Sipas deklaratës së qeverisë egjiptiane, shërbimet e transmetimit duhet të jenë në përputhje me parimet shoqërore dhe vlerat e vendit në të cilin po transmetohen.

Deklarata u bëri thirrje atyre të ndërmarrin masa të nevojshme nëse transmetojnë “përmbajtje që bien ndesh me vlerat e shoqërisë”.

Një sondazh i vitit 2013 nga Qendra Kërkimore Pew, zbuloi se 95 për qind e të anketuarve në Egjipt kanë thënë se anëtarët e komunitetit LGBTQ duhet të refuzohen nga shoqëria.

Edhe Shtetet Arabe kërkojnë që Netflixi të heqë përmbajtjen që konsiderohet fyese Tech Shtetet Arabe kërkojnë që Netflixi të heqë përmbajtjen që konsiderohet fyese

Edhe pse nuk ndalohet drejtpërdrejt me ligj, anëtarët e komunitetit LGBTQ shpesh ndiqen penalisht nën akuzat e imoralitetit dhe shthurjes në këtë vend.