Showbiz

Filmi i parë arab në Netflix nxit debat për moralin

Filmi i parë në gjuhën arabe i shfaqur në Netflix ka ndezur polemika në Egjipt pasi thuhet se ai paraqet imoralitet dhe minim të vlerave tradicionale.

Filmi, “Dearest Friends”, përfshin diskutime të takimeve seksuale dhe marrëdhënieve jashtëmartesore dhe tregon personazhet duke pirë alkool.

“Dearest Friends”, i cili zhvillohet në Liban, është një ribërje e filmit italian të vitit 2016, “Perfect Strangers”.

Aktorët egjiptianë dhe kritikët e filmit kanë shprehur gjithashtu mbështetje për filmin, raporton BBC.

Filmi flet rreth shtatë miqve që takohen për darkë. Ata vendosin të luajnë një lojë në të cilën të gjithë vendosin celularët e tyre në tavolinë, duke lejuar që çdo mesazh apo telefonatë të shikohet nga të gjithë.

Deputetët dhe gazetari i njohur Mustafa Bakry ka thënë se ka dërguar ankesë të kryeparlamentari për regjisorët. Bakry ka kërkuar nga autoritetet e shtetit që ta ndalojnë bashkëpunimin me Netflixin “meqë ky nuk është filmi i parë që vë në shënjestër vlerat dhe traditat e shoqërisë egjiptiane dhe arabe”.