Kompania e sigurisë kibernetike, Crowd-Strike, i ka paralajmëruar shtetet perëndimore se Rusia do t’i shtojë sulmet kibernetike, shkruan “tickernews” të martën.
Drejtori i saj, George Kurtz, deklaroi se këto sulme ruse mund të vijnë si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve, derisa shtoi se cak i sulmeve kibernetike ruse mund të jenë institucionet e rëndësishme si qeveritë e vendeve.
Rusia është akuzuar për sulme kibernetike edhe para luftës në Ukrainë, derisa Agjencia amerikane e Sigurisë Kibernetike ka bërë një paralajmërim për kompanitë që t’i rrisin masat e sigurisë.
Hakerët rusë muaj më parë kanë kryer një sulm masiv kibernetik në Britaninë e Madhe e në SHBA.
Në një raport të publikuar, thuhet se Rusia zyrtare është nismëtare e sulmeve të tilla.
-
Perëndimi paralajmëron sulme kibernetike ruse ndaj infrastrukturës së ndjeshme
-
Zyrtarja e sigurisë kibernetike e SHBA-së në Evropë paralajmëron sulme kibernetike ruse
-
Franca do të thërras ambasadorin rus lidhur me një fushatë sulmesh kibernetike
-
Gjermania e akuzon Rusinë për sulm kibernetik dhe tentim për ndërhyrje në zgjedhje
-
Ekspertët paralajmërojnë vijim sulmesh kibernetike nga Serbia e Rusia