AMD do ta publikojë gjeneratën e ardhshme të procesorëve të serisë Ryzen 3000, dhe kjo pritet para ose gjatë ngjarjes së sivjetme Computex. Po ashtu, priten edhe pllakat e reja amë X570, të dizajnuara për t’i mbështetur procesorët e ardhshëm 7nm dhe arkitekturën e re Zen 2, përcjell TweakTown.
Asusi do ta prezantojë linjën e re të pllakave amë X570, ndërsa sajti Videocardz raporton se mund të pritet modeli premium ROG Crosshair VIII Formula. Deri më tani, në linjën X570 ekzistojnë 12 pllaka amë. AMD po e krijon çipsetin e ri në objektet e veta, ndërsa përveç kësaj, X570 do të jetë i pari që do ta promovojë në treg koneksionin PCIe 4.0.
Më shumë rreth procesorëve të ardhshëm AMD Zen 2 do të mësojmë në muajt e ardhshëm, sidomos derisa i afrohemi lansimit të çipsetit X570 dhe koneksionit të ri PCIe 4.0.