Komisioni Australian i Konkurrencës dhe Konsumatorëve (ACCC) ka ngritur padi ndaj kompanisë Samsung, ku e akuzon për mashtrim në lidhje me rezistencën ndaj ujit të smartfonëve të tij.
Autoriteti i mbrojtjes së konsumatorit, në një deklaratë të lëshuar sot akuzon kompaninë e Koresë së Jugut për “reklama të rreme dhe mashtruese pasi në to thuhet se smartfonët janë të papërshkueshëm nga uji” dhe ”rezistentë ndaj ujit të kripur dhe klorit”.
Kompania Samsung, sipas autoriteteve rrezikon një gjobë milionëshe.
Samsung pranon se smartfonët nuk janë rezistente ndaj të gjitha ujërave.
Në faqen e tij të internetit, për shembull, kompania shkruan se Galaxy S10 “nuk rekomandohet për përdorim në plazh ose në pishinë”./tch
-
Samsungu reagon ndaj padisë së Dua Lipës: Kemi pasur garanci për përdorimin e imazhit
-
Dua Lipa padit “Samsungun”
-
Australia padit Microsoftin për mashtrim të konsumatorëve me rritje të çmimeve
-
BE-ja gjobit “Google” me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
-
Samsungu shënon fitim rekord, por humb mbi 100 miliardë dollarë në vlerë tregu