‘Streameri’ amerikan Tyler “Ninja” Blevins ka zbuluar se është diagnostikuar me melanoma, një formë e kancerit të lëkurës.
Nëpërmjet një njoftimi në “X”, lojtari 32-vjeçar i Fortnite - i cili ka 19 milionë ndjekës në Twitch – ka thënë se teksa ka hequr një nishan nga këmba është zbuluar se ishte kanceroz.
“Ninja” është shprehur i tronditur me diagnostikimin, por “është mirënjohës” që u zbuluar herët.
“Ninja” është bërë sinonim i Twitchit që kur u kthye në platformë në vitin 2020, pas qëndrimit të shkurtër me platformën rivale të Microsoft Mixer - e cila u mbyll në qershor të atij viti.
Aq i madh është popullariteti i Belvisnit në Fortnite saqë lojtarët paguajnë për t’i bërë personazhet e tyre të duken si ai.