Peter Thiel ka vendosur të largohet nga bordi drejtues i Meta, pas mëse 16 vitesh pjesë e kompanisë si një prej investitorëve më të hershëm.
Thiel ka këshilluar Mark Zuckerbergun që në ditët e para të Facebookut. Ai iu bashkua bordit të medias sociale më 2005 pasi investoi 500 mijë dollarë.
Zuckerberg e ka quajtur një prej sipërmarrësve më të mëdhenj të kohëve tona. Miliarderi është një prej figurave më kontroverse të bordit të Meta.
Pasi bashkëthemeloi PayPal, ai nisi kompaninë e re Palantir Technologies, një firmë e specializuar në data mining dhe analytics duke punuar për disa agjenci shtetërore.
Firma investuese e Thiel, Founders Fund, ishte një prej investitorëve të Oculus gjithashtu. Ai ka financuar edhe padinë multi-milionëshe që çoi në falimentimin e Gawker Media në 2016-n.
Thiel është një prej mbështetësve të fortë të ish-presidentit amerikan Donald Trump.
-
“Meta” e Zuckerbergut dhuron 1 milion dollarë për inaugurimin e Trumpit
-
Meta nis largimin nga puna të 10 mijë punëtorëve
-
Meta po heq gjurmët e fundit të Facebookut nga emri i korporatës
-
Meta tërheq kërkesën e Bordit Mbikëqyrës lidhur me luftën në Ukrainë
-
Pasuria e Zuckerbergut u rrit për 11 miliardë dollarë brenda ditës