Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Në Facebook, ndërveprimet për lajmet e rreme 6 herë më të mëdha se për lajmet e verifikuara

Dezinformimi në rrjetin social Facebook merr gjashtë herë më shumë pëlqime, shpërndarje dhe ndërveprime sesa lajmet e verifikuara, sipas një studimi të përbashkët nga Universiteti i New-Yorkut dhe universiteti francez i ”Grenoble Alpes”.

Studimi shikoi postimet e faqeve në Facebook të më shumë se 2.500 botuesve të lajmeve nga gushti 2020 deri në janar 2021 dhe zbuloi se faqet e spektrit të djathtë kanë një prirje shumë më të madhe për të shkëmbyer informacione mashtruese se të tjerat.

“Ky raport kryesisht shikon se si njerëzit ndërveprojnë me përmbajtjen, e cila nuk duhet ngatërruar me atë se sa njerëz e shohin atë në Facebook”, theksoi zëdhënësi i Facebookut, Joe Osborne.

Sipas Laura Edelson, një prej autorëve të studimit, ”studimi nuk demonstron që algoritmet e Facebookut favorizojnë faqe të caktuara ose parti politike, por dezinformat janë përforcuar sepse funksionojnë mirë me përdoruesit që postojnë lajme çorientuese”.

Në praktikë, krijohet një rreth vicioz nga i cili është i vështirë të shpëtosh.

Sipas studimit, në mesin e faqeve të ekstremit të djathtë, ato që përhapin lajme të rreme marrin 68% të të gjitha ndërveprimeve të përdoruesve. \ata