Tech

Ndalimi i TikTokut, Kina thotë se SHBA-ja po vepron me logjikë banditi

Kina ka reaguar për ligjin përmes së cilit SHBA-ja po synon ta ndalojë TikTokun, duke thënë se ajo po vepron padrejtësisht.

Ligji i kaluar nga Dhoma e Përfaqësuesve mund t’i japë kohë kompanisë së TikTokut për gjashtë muaj që ta shesë ose mund ta ndalojë aplikacionin në SHBA.

Presidenti Joe Biden ka thënë se do ta nënshkruajë nëse ligji kalon edhe në Kongres.

Pekini është zotuar të marrë “masa të nevojshme” për të mbrojtur interesant e tij, raportoi BBC.

TikToku është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance.

Ligjvënësit amerikane kanë shprehur shqetësime për aplikacionin pasi ka thënë se të dhënat e amerikanëve në duart e kinezëve e bëjnë atë rrezik për sigurinë kombëtare. Pronarët e TikTokut i kanë mohuar akuzat.

“Kur dikush sheh një gjë të mirë që e ka një person tjetër dhe përpiqet t’ia marrë, kjo është tërësisht logjikë e një banditi”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Wang Wenbin.