NASA ka emëruar astronautin veteran, Joe Acaba, në krye të Zyrës së Astronautëve në Qendrën Hapësinore “Johnson”, në Houston të Texasit.
Ky institucion bëri të ditur se Acaba ka kryer një numër të madh fluturimesh në hapësirë, ka qenë marins amerikan dhe edukator.
55-vjeçari zuri vendin e Drew Feustelit, që ishte ushtrues detyre në Zyrën e Astronautëve.
Acaba do të jetë përgjegjës për menaxhimin e burimeve dhe operacioneve të astronautëve. Ai do të ndihmojë në zhvillimin e koncepteve të funksionimit të ekuipazhit të fluturimit dhe do të caktojë ekuipazhe për misione të ardhshme.
“Ekipi ynë i Qendrës Hapësinore ‘Johnson’ përgëzon Joe Acaban për emërimin e tij. I urojmë sukses në marrjen e këtij roli të ri dhe emocionues, u tha në reagimn e NASA-s.
-
NASA emëron ekuipazhin e Artemis III, për hapin tjetër drejt uljes në Hënë
-
NASA nis misionin e parë me ekuipazh në Hënë në gjysmë shekulli
-
NASA po dërgon për herë të parë pas mbi 50 vjetëve astronautë në Hënë
-
Katër astronautë të NASA-s kthehen në Tokë në evakuimin e parë mjekësor
-
Gjenerali Eric Wendt konfirmohet si Ambasador i SHBA-së në Shqipëri