Elon Musk e ka demantuar një raport i cili thotë se kompania e tij e inteligjencës artificiale, xAI ka siguruar 500 milionë dollarë angazhime nga investitorët drejt një objektivi prej 1 miliard dollarësh është i pasaktë, raportoi Reuters të dielën.
"Kjo thjesht është e pasaktë", është përgjigjur ai në një postim të një përdoruesi në lidhje me artikullin e “Bloomberg-ut” në platformën X.
Inteligjenca artificiale xAI ka bërë që të diskutohet për një vlerësim prej 15 miliardë deri në 20 miliardë dollarë, megjithëse kushtet mund të ndryshojnë ende në javët e ardhshme, raportoi Bloomberg, duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje.
Musku dhe investitorët pritet të finalizojnë kushtet në dy javët e ardhshme.
Ai lansoi xAI-në në korrik të vitit të kaluar në përgjigje të përpjekjeve të gjigantëve teknologjikë të AI-së, gjë që ai e ka kritikuar për censurë të tepruar dhe mungesë të masave adekuate të sigurisë.
-
Investitorët në bisedime për ta ndihmuar kompaninë e Muskut t’i mbledhë 3 miliardë dollarë
-
Elon Musk pretendon se OpenAI i ofroi aksione
-
Elon Musku humb betejën ligjore me OpenAI
-
Presidenti i OpenAI: Musku kërkoi 80 miliardë dollarë për kolonizimin e Marsit
-
Musk: OpenAI ishte ide e imja, drejtuesit e tradhtuan misionin fillestar