Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Elon Musk pretendon se OpenAI i ofroi aksione

Elon Musk

Miliarderi amerikan, Elon Musk, pretendon se i ishin ofruar aksione në kompaninë amerikane për inteligjencë artificiale, OpenAI, por ka thënë se i kishte refuzuar.

BusinessInsider ka shkruar se Musk ishte pjesë e kompanisë, por u nda nga ta në 2018-n, e që nga ajo periudhë ishte kritik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

OpenAI, tash kompani me vlerë 80 miliardë dollarë, kohëve të fundit lejoi stafin të arkëtonte aksionet e atyre. Musk ka thënë se i ishin ofruar aksione “në disa departamente” por ka shtuar se s’i ka pranuar për shkak i është dukur joetike.

Musk e kishte kritikuar kompaninë ku drejtoreshë është shqiptarja Mira Murati, duke thënë se OpenAI është përqendruar në fitim maksimal, e sipas tij “ky s’ka qenë kurrë qëllimi i tij”.

Me qëllim që t’i bënte rivalitet, Elon Musk e kishte lansuar një chatbot.

Ndërkohë, OpenAI ka bërë revolucion nëpërmjet inteligjencës artificiale. Ajo së fundmi ka publikuar Sorën, një platformë që mundëson krijimin e videove nëpërmjet fjalëve.