Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kamberi flet për rezultatet pozitive të Zurichut

Kamberi flet për rezultatet pozitive të Zurichut

Mbrojtësi i Kosovës, Lindrit Kamberi, ka theksuar se tetë ndeshjet radhazi pa humbje dëshmojnë shumë për punën dhe ndikimin e trajnerit të Zurichut, Marcel Koller.

Zurichu po kalon një periudhë pozitive, pasi ka regjistruar tetë ndeshje radhazi pa humbje në kampionat. 

“Kur i ke tetë ndeshje radhazi pa humbje, kjo flet vetë. Ndonjëherë duhet të kem kujdes që të mos e lavdëroj tepër. Arritjet e tij flasin vetë. Duhet të jemi mirënjohës që kemi një trajner të tillë në mesin tonë”, ka thënë Kamberi.

Kamberi 27-vjeçar është kapiten i Zurichut. 

Ai gjithashtu ka vlerësuar përvojën dhe aftësitë e trajnerit për ta menaxhuar skuadrën edhe në situata të vështira.

“Nuk mund ta nxjerrësh nga qetësia. Ai ka përvojë në çdo situatë. Është vërtet një lider i madh”, ka shtuar qendërmbrojtësi.

Zurichu zë vendin e pestë me 22 pikë në Superligën e Zvicrës.