Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Musk në telashe me vendimin për verifikimin e llogarive në Twitter

Senatori Ed Markey i ka kërkuar shefit të Twitterit, Elon Musk, që ta rregullojë çështjen e verifikueshmërisë së llogarive, ose në të kundërtën, sipas tij, këtë do ta bëjnë institucionet.

Siç raporton “CNBC” të hënën, një gazetar i Washington Postit krijoi një llogari të rreme në Twitter në emër të Markeyt, duke pretenduar se është senatori demokrat.

Pas kësaj, Markey i dërgoi letër Muskut duke i kërkuar sqarime “se si ndodhi kjo dhe duhet të parandalohet”.

“Ndoshta kjo ndodhi për shkak se llogaria juaj e vërtetë tingëllon si parodike”, iu përgjigj Musk.

Twitteri kishte marrë vendim që çdo llogari të paguajë, nëse do të jetë e verifikuar. Por, ky vendim sipas CNBC-së, duket se u anulua, pasi nuk funksionoi.

Artikuj të ngjashëm