Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

NYTimes humb verifikimin në Twitter

Një nga mediumet më të mëdha në botë, New York Times, e ka humbur verifikimin në Twitter, raportoi BBC-ja të dielën.

Butoni i kaltër i është hequr nga emri, pasi mediumi tha se nuk do t'i paguajë shefit të rrjetit social, Elon Musk, për verifikim. Pa reaguar nuk mbeti Musk.

“Tragjedi e vërtetë e NYTimes është se propaganda e tyre nuk është interesante”, shkroi ai.

Ende askush s'i është përgjigjur atij.

Twitteri, pasi e mori nën udhëheqje Musk, ka vendosur që verifikimi i profileve të përdoruesve të bëhet me pagesë. Për këtë ka pasur ankesa të shumta, derisa Twitter ka paralajmëruar se butoni i kaltër do t'u hiqet të gjitha llogarive që s'e paguajnë.