Shfletuesi i internetit të Mozillas, Firefox, në vjetët e fundit ka pasur rënie të madhe në shpërndarje, ndërsa tani ka vendosur të vijë me një version krejt të ri për t’u kthyer në treg.
Pas dy muajsh testimesh, versioni i 57-të “Quantum” është lansuar sot për përdoruesit.
Versioni më i ri shpenzon 30 për qind më pak në memorien e kompjuterit, në krahasim me rivalët tjerë.
Po ashtu ky shfletues është dyfish më i shpejtë se “Firefox 52”. Ai është edhe më i lehtë për t’u përdorur.
Shfletuesi i parë “Firefox” ishte lansuar në vitin 2004, por e humbi vendin e parë nga Chrome dhe Safari.
Zëvendës presidenti i Firefox, Nick Nguyen ka thënë se frika e tyre më e madhe është nëse “entuziastët e shumtë të Google Chrome do t’i japin atij një shans për ta provuar. Frika ime më e madhe është se njerëzit nuk do ta provojnë” ka thënë ai. “Është njëjtë sikurse çdo lansim tjetër, ti e bën atë për ta bërë jetën e njerëzve më të lehtë. Nëse njerëzit nuk e përdorin produktin tënd, ti nuk e ke atë mundësi”.
-
Parlamenti francez miraton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç
-
Të moshuarit që ecin më shpejt kanë deri në 50 për qind më pak rrezik për rënie të funksioneve të trurit
-
Testi i gjakut që mund të zbulojë deri në 50 lloje kanceri, drejt miratimit
-
Britania planifikon t’i detyrojë rrjetet sociale t’u japin përparësi lajmeve të besueshme
-
Si po e anashkalojnë rusët perden digjitale të hekurt të Putinit?