Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Ministri francez del kundër tarifës së Muskut për Twitterin

Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, deklaroi se nuk do ta paguajë tarifën prej 8 dollarëve për ta verifikuar llogarinë e Twitter për një periudhë njëmujore.

Siç raportoi Reuters të dielën, ministri francez nuk u nda i kënaqur me këtë vendim të shefit të Twitterit, Elon Musk, që duhet paguar çdo muaj verifikimi.

“Fakti që ky mjet global i përket vetëm një njeriu dhe ai shfaq ambicie që më shqetësojnë, të paktën disa prej tyre, do të thotë që të jem vigjilentë”, u shpreh ai.

Me ta marrë udhëheqjen e Twitterit, ndër vendimet e para të Muskut ishte vendosja e tarifës për përdoruesit që duan ta kenë “me shenjë të kaltër” llogarinë.

Për këtë u ankuan shumë përdorues, ndërsa Musk u tall me ta duke thënë se “e respektoj mendimin tuaj por duhet të paguani”.