Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se mund të flasë me shefin e Twitterit, Elon Musk, për ta negociuar heqjen e pagesës 8 dollarë në muaj për verifikimin e llogarisë.
Siç raportoi “BusinessInsider”, Erdogan u shpreh se verifikimi me pagesë “mund të kryhet nëpërmjet diplomacisë”.
Erdogani është në mesin e liderëve botërorë që përdorin Twitterin dhe në të njëjtën kohë, e ka të verifikuar llogarinë me shenjën blu. Por, disa zyrtarë të profilit të lartë, mund të humbasin këtë sipas Musk, nëse nuk e paguajnë çdo muaj me nga 8 dollarë verifikimin.
Kur Musk bleu Tëitterin, ndër vendimet e para ishte kjo. Ai u kritikua për tarifën. "Për të gjithë ankuesit, ju lutem vazhdoni të ankoheni, por do të kushtojë 8 dollarë. Reagimet tuaja vlerësohen, e tash paguani 8 dollarë", deklaroi ai.