Miliarderi polak Rafal Brzoska dhe bashkëshortja e tij po planifikojnë ta padisin Metan, për reklama të rreme në Facebook dhe Instagram, të cilat paraqesin fytyrën e tij bashkë me informacione të rreme që qarkullonin në platformat e mediave sociale.
Padia e planifikuar do të ishte një tjetër në një seri padish të ngritura në nivel global për të mbajtur gjigandin e internetit përgjegjës për reklamat që vazhdojnë të shfaqen edhe pasi përdoruesit ta informojnë kompaninë për problemet.
Një zëdhënës i Metas ka thënë se kompani heq reklamat e rreme nga platformat e saj posa merr informata për to dhe punon me autoritetet lokale për t’i ndjekur mashtruesit.
Brzoska, krijues i kompanisë polake “InPost”, ka thënë se e ka njoftuar Metan për problemet në fillim të korrikut, por se nuk ka arritur të gjejë një zgjidhje. “Ne kemi në plan ta ngremë një padi private kundër Metas ... nuk kemi vendosur ende se cilës gjykatë do t’i drejtohemi. Do ta vendosim në javët e ardhshme”, ka thënë Brzoska për Reuters.
-
Meta "fshehu të vërtetën" lidhur me sigurinë e fëmijëve - Nis gjyqi për rrjetet sociale
-
SHBA-ja padit Metan në lidhje me dëmtimin e shëndetit mendor të të rinjve
-
Meta dakordohet për ndryshime të mëdha në Facebook e Instagram pas marrëveshjes 17 mld dollarëshe
-
Meta gjobitet me mbi 500 milionë dollarë për rrezikimin e fëmijëve në rrjetet sociale
-
Gjykata nuk e rrëzon padinë ndaj Metas për varësi ndaj fëmijëve