Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Microsofti zbaton në Edge parandalimin e përcjelljes

Kohët e fundit Mozilla e ka azhurnuar browserin e vet Firefox, i cili tani mund t’i bllokojë kompanitë dhe t’i parandalojë ato që t’i përcjellin përdoruesit në sajte të ndryshme.

Microsofti tani po e teston teknologjinë e ngjashme në browserin e vet Chromium Edge, raporton Engadget.

Beta testerët e Insider me versionin më të ri Canary të Windowsit mund ta testojnë funksionin e sipërpërmendur duke e mundësuar browser flag (duhet shkruar - "edge://flags#edge-tracking-prevention" në fushën për adresa) dhe pastaj duke e ristartuar browserin, shkruan KOHA Ditore.

Image

Pasi të aktivizohet opsioni, ekzistojnë tri nivele të bllokimit, ndërsa qëllimi është që të filtrohen sistemet e njohura malinje të përcjelljes, përcjellja e jashtme e përdorur për reklamime të shënjestruara dhe bllokimi i përcjelljes së plotë eksterne. Microsofti e demonstroi këtë funksion gjatë konferencës së sivjetme Build.