Web browserët janë bërë shumë të fuqishëm, por kjo fuqi gjithashtu vjen edhe me përgjegjësi siç është bërë klishe. Browserët kryesorë siç është Chrome shpesh përdorin metoda të sandboxing (hapësira virtuale të sigurta) për të siguruar që vizita në faqe të caktuara në internet nuk do ta dëmtojë pjesën tjetër të sistemit. Këto metoda të sandboxit përfundimisht mbështeten në aftësitë themelore të sistemit operativ dhe për fat të keq për ato që mbështeten në sandboxing të Chromium në Windows 10, Microsoft ndryshoi vetëm një linjë kodi që i bëri të paefektshme sandboxët e browserëve duke përfshirë Chrome dhe në mënyrë ironike Microcoft Edge.
Parimi themelor që qëndron prapa sandboxing, është të sigurohemi që proceset, në këtë rast, pjesa e faqeve të internetit që përpunohen nga browseri, të kenë sa më pak qasje në burimet kritike të sistemit.
Fatkeqësisht, një studiues i sigurisë nga projekti Project Zero i Google, hasi në një ndryshim të vetëm në një linjë të vetme kodi në azhurnimin Windows 10 të majit 2020 që ndryshoi mënyrën e trajtimit të këtyre Tokenëve. Studiuesi, James Forshaw, ishte në gjendje të provonte disa metoda për të vërtetuar se tani ishte e mundur të prishet sandboxi i Chromium në Windows 10.
Dikush mund të supozojë se vetëm Google Chrome është i prekur nga ky problem, por në të vërtetë pothuajse të gjithë browserët e popullarizuar që funksionojnë në Windows, tani janë në të vërtetë të prekshëm. Kjo për shkak se shumë prej tyre, duke përfshirë Google Chrome, Opera, Brave dhe Edge të Microsoftit, në të vërtetë përdorin Chromium nën sipërfaqe. Për ironi, Mozilla Firefox e përdor gjithashtu sandboxin e Chromium të paktën në Windows që do të thotë se është prekur gjithashtu nga problemi.
Microsoft ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me këtë zbulim. Lajmi më pak i mirë është se lëshimi nuk është aq i lehtë për t’u shfrytëzuar pa pasur edhe dobësi të tjera të nivelit të sistemit operativ. Studiuesi i Google tregon se si një ndryshim kaq i vogël në atë nivel mund të bëjë që shumë sisteme që ishin të sigurta më herët, të bien.
- Përbërësi që mungon për sovranitetin teknologjik të Evropës
-
Google humb betejën ligjore kundër gjobës 4.1 miliardë euroshe të BE-së
-
Britania planifikon t’i detyrojë rrjetet sociale t’u japin përparësi lajmeve të besueshme
-
Si po e anashkalojnë rusët perden digjitale të hekurt të Putinit?
-
Studimi: “Uncensored AI” po përdoret për përhapjen e teorive konspirative dhe dezinformatave