“Microsoft Defender for Endpoint” kohët e fundit i ka etiketuar përditësimet e Google Chromes përmes Google Update si aktivitet i dyshimtë.
Sipas raportimeve të administratorëve të sistemeve Windows, Microsoft Defender filloi të markonte përditësimet e Chromes si të dyshimta, shkruan PC World.
Microsofti ka thënë se paralajmërimet ishin shkaktuar nga një raport fals dhe jo për shkak të një aktiviteti malweri.
Kompania reagoi duke adresuar problemin dhe rikthyer shërbimin.
Administratorët e Windowsit duhej të menaxhonin disa raportime të rreme të Defender for Endpoint në dy vitet e fundit.
Pak kohë më parë një valë paralajmërimesh nga Defender Endpoint prekën përditësimet Office të cilat i konsideronin si ransomware.
-
Sërish probleme teknike në Cloudflare, bien disa uebfaqe
-
“Cloudfare” kërkon falje për ndërprerjen që goditi shumë faqe interneti
-
Probleme teknike, uebafqe të shumta në të gjithë botën bien për përdoruesit
-
Më shumë se 500 kompani përballen me probleme, thotë Downdetector
-
Microsoft 365 jashtë funksionit për mijëra përdorues