Platformat e mëdha të mediave sociale po dështojnë të ndalojnë urrejtjen dhe kërcënimet në internet kundër përdoruesve të komunitetit LGBTI+, sipas një raporti të ri, shkruan Euronews.
Sipas gjetjeve, shumica e të rriturve të këtij komuniteti thonë se janë përballur me ngacmime në Facebook, Instagram, TikTok, Twitter dhe YouTube.
Studimi u krye nga GLAAD, një nga grupet më të mëdha në botë për mbrojtjen e këtij komuniteti.
Ata zbuluan se 84% e të rriturve LGBTI+ besojnë se nuk ka mbrojtje të mjaftueshme në mediat sociale për të parandaluar ngacmimet.
GLAAD thotë se kompanitë e teknologjisë nuk janë mjaft transparente për mënyrën se si reagojnë ndaj urrejtjes në internet dhe zbulojnë shumë pak detaje se sa shpesh heqin postimet ose llogaritë që ngacmojmë përdoruesit e këtij komuniteti.
Twitter dhe TikTok, për shembull, kanë politika specifike kundër keqinterpretimit të qëllimshëm ose emërtimit të një personi. Meta, e cila zotëron Facebookun dhe Instagramin, tha se heq postime të ngjashme me kërkesë.
-
Facebooku dhe Instagrami akuzohen se nuk po bëjnë shumë për të mbrojtur fëmijët nën 13 vjeç
-
Instagrami u mbush me plot video me dhunë, Meta kërkon falje
-
Dokumentet e Metas zbulojnë se 100,000 fëmijë ngacmohen seksualisht çdo ditë në platformat e saj
-
YouTube dhe TikTok, dy platformat më të përdorura nga adoleshentët amerikanë
-
TikTok po vlerëson rrezikshmërinë e platformës tek adoleshentët