Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

“Lufta” mes njerëzimit dhe digjitalizimit trajtohet në “Doku.Tech 2019”

Sot fillon konferenca vjetore “Doku.Tech 2019” e cila do të zgjasë dy ditë dhe mbahet në “Termokiss”.

“Doku.Tech” është një ngjarje vjetore që bashkon individët dhe talentet e teknologjisë.

Kjo konferencë eksploron dhe sfidon implikimet shoqërore të risive teknologjike përmes lidhjes, masterclasses, seminareve etj., ndërsa frymëzon të rinjtë duke ndarë njohuritë dhe përvojat.

Këtë vit, “Doku.Tech” do të trajtojë çështjet më shumë përreth luftës gjithnjë e në rritje midis njerëzimit dhe digjitalizimit.

Folësit do të diskutojnë për tema si: Pronësia, Autonomia, Pavarësia, Interkoneksioni, Privatësia dhe Siguria./ksp

Artikuj të ngjashëm