Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

LG-ja prezanton një ekran që mund të shtrihet deri në 35.5 centimetra

Kompania LG Display ka prezantuar një ekran 30.5 centrimetra që mund të shtrihet në një madhësi deri në 35.5 cm, shkruan TechoNews.

Ky lloj ekrani një ditë mund të përdoret në materiale si pajisje portative dhe të përdoret për të shfaqur mesazhe, për shembull, në uniformat e ekipeve të shpëtimit. Ekranet e shtrirë ose ekranet me formë të lirë siç i quan LG Display, mund të shtrihen, palosen dhe përdredhen. Ata janë një hap më lart nga ekranet e përdorur nga telefonat si Galaxy Fold i Samsungit, që mund të palosen dhe përdredhen, por jo të shtrihen.

Në mënyrë që ekrani të shtrihet, kompania LG Display ka bërë materialin bazë nga silikoni, i cili përdoret edhe në prodhimin e lenteve të kontaktit. Gjithashtu, përmban dioda mikro-LED më pak se 40 mikrometra si burim drite, gjë që mundëson rezolucion të lartë dhe qëndrueshmëri.

"Teknologjia e ekranit të shtrirë përfaqëson një revolucion dhe ofron një nivel të ri shkathtësie për skenarë të ndryshëm të përditshëm”, thuhet në njoftim.

LG Display ka punuar në këtë teknologji që nga viti 2020 dhe përfundimi i hulumtimit pritet në vitin 2024.

Image