Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Lexar e paralajmëron SSD portativ prej 1TB dhe port USB 3.1 Type-C

Lexar është brend i njohur i zgjidhjeve të flash memorieve, ndërsa tani kompania e ka paralajmëruar SSD-në Lexar Professional SL100 Pro Portable, raporton TechPowerUp.

SSD-ja karakterizohet nga një shtresë e stilizuar prej alumini dhe vjen në një madhësi të vogël konvencionale që është e përshtatshme për mbajtjen e pajisjes në xhep. Pajisja është në gjendje ta përballojë rrëzimin, goditjet dhe vibrimet, dhe karakterizohet edhe nga softueri DataVault Lite, si dhe nga zgjidhja e avancuar e sigurisë me enkriptim prej 256-bitësh AES.

Image

SL100 Pro ofron performancë superiore në lëvizje, me shpejtësi prej deri në 950MB/s për lexim dhe deri në 900MB/s për shkrim të të dhënave. Ofrohet edhe porti USB-C i cili ua mundëson përdoruesve ruajtje dhe ndarje të shpejt përmes shpejtësive të USB 3.1.

SSD-ja Professional SL100 Pro Portable përfshin një kabllo USB Type-C to Type-C dhe një kabllo USB TypeC to standard USB Type-A dhe është kompatibil me Mac OSX 10.6+, Windows 7/8/10 dhe portet standarde USB, shkruan KOHA Ditore.

Sa i përket çmimit dhe disponueshmërisë SSD-ja portative e Lexar do të jetë në dispozicion nga prilli, me një çmim prej 100 dollarësh për modelin 256GB, 150 dollarë për modelin 500GB dhe 280 dollarë për variantin prej 1TB.

Artikuj të ngjashëm