Klientët e fabrikave të prodhimit të çipave të Samsungut së shpejti do të detyrohen të paguajnë më tepër. Sipas Bloomberg, gjiganti i teknologjisë është në bisedime me klientët për rritjen e tarifave me 15 deri në 20% për prodhimin e çipave të dizajnuara prej tyre.
Samsungu bëhet kompania e radhës që rrit çmimet përballë një krize globale për çipa dhe kostos në rritje për materiale.
Biznesi i prodhimit të çipave të Samsungut pati shitjet më të larta të regjistruar ndonjëherë në tremujorin e parë të vitit 2022.
Kostot e prodhimit janë rritur me 30% që do të thotë se fabrikat duhen të kërkojnë më tepër për të gjeneruar fitim, ndërsa Samsungu thotë se sheh të ardhmen me optimizëm.
Rivali numër një dhe prodhuesi më i madh i çipave në botë, TSMC, rriti çmimet me 20% vitin e kaluar ndërsa planifikon të kërkojë më tepër më 2023.
-
Samsungu pret rritje të fitimeve për mbi 900%
-
Samsungu ndal prodhimin e çipave
-
Pas rënies së fitimeve për 96%, “Samsung” do të ulë prodhimin e çipeve
-
Pas gati tre vjetësh, Samsungu pritet të shënojë rënie të madhe të të ardhurave
-
Samsungu shënon fitim rekord, por humb mbi 100 miliardë dollarë në vlerë tregu