Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Lansohet versioni i ri i Huawei P10 Plus

P10 Plus është smartfoni më i fundit i kompanisë së njohur kineze, Huawei, i cili është prezantuar së bashku me modelin P10 në Kongresin Botëror të Celularëve (MWC 2017) në muajin shkurt.

Huawei P10 Plus ka ekran 5.5-inç, kamerën kryesore të dyfishtë 20 + 12 megapikselë, si dhe është në dispozicion me disa ngjyra, duke përfshirë ngjyrë të bardhë, gjelbër, kaltër, të zezë Graphite, ari, rozë-ari dhe ngjyrë argjendi, transmeton Koha.net.

Nëse këto versione të ngjyrave nuk mjaftojnë, tani kompania ka lansuar versionin e ri të P10 Plus me ngjyrë të zezë Bright.

Përkundër ngjyrës së zezë Graphite, ngjyra e re e zezë Bright i jep smartfonit një pamje shkëlqyese.

Smartfoni i ri është në dispozicion që tani dhe mund të blihet në Kinë nga Vmall, JD.com, Suning.com dhe Tmall.

Edhe Dua Lipa fytyra e re e Apple Showbiz 10 muaj më parë Dua Lipa fytyra e re e Apple

Për momentin, ende nuk dihet se kur do të jetë në dispozicion edhe për tregje të reja.

Për më shumë detaje lidhur me Huawei P10 dhe P10 Plus, mund të lexoni KËTU.

Image