Tech

Lansohet zyrtarisht Huawei P10 dhe P10 Plus

Descriptive Text

Disa orë pas lansimit të LG G6, edhe Huawei ka lansuar smartfonët e saj të rinj të avancuar – P10 dhe P10 Plus. Dallimi i vetëm mes këtyre është ekrani, ku më i madhi është te modeli Plus i cili ka edhe rezolucion më të mirë.

Huawei P10 vjen me ekran 5.1-inç me rezolucion prej 1080 pikselë, ndërsa modeli Plus me ekran 5.5-inç dhe rezolucion prej 2K. Të dytë punojnë me procesor Kirin 960 me tetë bërthama dhe sistemin operativ Andriod 7.0 Nougat dhe ndërfaqen e Huaweit, EMUI 5.1.

Image

Gjithashtu, P10 vjen me 4 gigabajt RAM memorie dhe 64 gigabajt memorie të brendshme, ndërsa P10 Plus me 6 gigabajt RAM dhe 128 gigabajt memorie të brendshme, transmeton Koha.net. Dallimi tjetër në mes të këtyre dy modele është edhe kapaciteti i baterisë, ku P10 ka baterinë prej 3,200 mAh ndërsa P10 Plus 3,750 mAh.

Image

Të dy këta telefona të rinj janë shumë të ngjashëm me serinë e gjeneratës së fundit, por Huawei ka bërë disa përmirësime mbresëlënëse sa i përket dizajnit. P10 dhe P10 Plus vijnë me veçorinë Hyper Diamond-Cut, që parandalon mbetjen e shenjave të gishtave në telefon, kundër gërvishtjes si dhe kundër rrëshqitjes, ndërsa ekrani thuhet se është 80 për qind më i qëndrueshëm ndaj përplasjes për dallim nga paraardhësit e tij, si dhe janë rezistentë ndaj ujit. Të dytë janë shumë të hollë, vetëm 6.98 mm.

Image

Huawei, po ashtu, ka përmirësuar kamerat e saj Leica të quajtur Leica Dual-Camera 2.0 Pro Edition. Tani, kamera e saj e dyfishtë në pjesën e pasme vjen me kapacitet prej 20 megapikselë, e cila mund të incizojë video me rezolucion prej 4K, ndërsa kamera e përparme është prej 8 megapikselë.

Gjithashtu, Huawei P10 Plus është smartfoni i parë në botë që ofron mbështetje për lidhjen 4.5G LTE, stabilitet dhe performancë më të mirë për WiFi 2x2 MIMO, si dhe për dy SIM kartela.

Teknologjia Huawei SuperCharge ju mundëson përdorim njëditor për vetëm 30 minuta karikim të baterisë.

Image

Këta dy telefonat e rinj do të jenë në dispozicion në tetë ngjyra, duke përfshirë të gjelbër (“Greenery”), të kaltër (Dazzling Blue), rozë-ari, ari “Prestige”, të bardhë (Ceramic), ari “Dazzling”, të zezë “Graphite” dhe të argjendtë “Mystic”.

Image

Huawei P10 dhe P10 Plus do të jenë në dispozicion muajin e ardhshëm. P10 Plus me 64 gigabajt memorie të brendshme kushton 699 euro, ndërsa modeli me 128 gigabajt 799 euro. Ndërkaq P10 kushton 649 euro.

Image

Image