Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Huawei P10 Plus vjen me 8 GB RAM

Deri më tani janë shfaqur disa raporte në të cilat thuhej se Huawei P10 Plus do të vijë në dy versione: 4 dhe 6 gigabajt të RAM memories.

Image

Megjithatë, sipas shitësit spanjoll online “Phone House”, ky smartfon do të vijë në version me 8 gigabajt RAM memorie, transmeton Koha.net.

Sipas “Phone House”, P10 Plus do të vijë me procesor Kirin 960, ekran 5.5-inç full HD me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselë, kamerën kryesore prej 12 megapiskelë, si dhe me sistemin operativ Android 7.0 Nougat.

Gjithashtu, sipas kësaj faqes spanjolle, çmimi i Huawei P10 Plus është 799 euro.

Këto informata të cilat i ka zbuluar “Phone House”, nuk janë të konfirmuara nga kompani, ndërsa dje ajo ka publikuar një video zyrtare përmes së cilës është duke paralajmëruar lansimin e këtij smartfoni të ri në Kongresin Botëror të Celularëve (MWC 2017), Barcelonë, më 26 shkurt.

Edhe Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit Tech 6 muaj më parë Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit

Ndërkohë, GSM Arena raporton se Huawei P10 Plus do të jetë në dispozicion në tre ngjyra: ari, të kaltër dhe të gjelbër.