Huawei ka zbuluar Honor 10 GT, që do të jetë celulari i parë i markës me 8 GB RAM.
Paraardhësi i tij, Honor 10, që u lançua në muajin prill në Kinë dhe në maj në të gjithë botën, kishte deri në 6 GB RAM, transmeton tch.
Përveç RAM-it të shtuar, celulari Honor 10 GT do të jetë identik me Honor 10. Ai ka një procesor Kirin 970, bateri 3400 mAH dhe kamera 24-megapixel.
Ky “smartphone” do të dalë në treg në Kinë në datën 24 korrik. Ende nuk ka një çmim zyrtar për të, por mendohet se do të kushtojë rreth 400 dollarë.
Artikuj të ngjashëm
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
BE-ja gjobit “Google” me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Blerjet nga Shein, Temu dhe AliExpress bëhen më të shtrenjta në BE, shkak tarifa e re