Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Honor konfirmon datën e prezantimit të Note 10

Honor përmes faqes zyrtare në Weibo ka konfirmuar se në fund të këtij muaji do ta zbulojë në Pekin telefonin e ri Note 10.

Kjo ngjarje do të jetë ekskluzivisht për tregun kinez, që mbahet më 31 korrik, transmeton Koha.net.

Note 10 për tregun botëror do të prezantohet më 30 gusht në Berlin, raporton GSMArena.

Ky telefon pritet të ketë procesor Kirin 970 nga HiSilicon, me 6 GB RAM. Kurse pritet të ketë një mbushës baterie të madh super të shpejtë.

Image