Arta Shehu Zajmi, drejtoreshë e Akademia JCoders ka fituar medalje të artë në lojërat “Start Up” të organizuara në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Londër.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj.
“Arta e artë në Londër! Arta nderoi vetën dhe gjithë Kosovën me fitoren e medaljes së artë në Start-Up të organizuar në Samitin e Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Londër. Kjo arritje vetëm sa e vërteton misionin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë se Kosova do të jetë qendër rajonale e inovacionit dhe zhvillimit digjital. Urime Artës dhe gjithë ekipit!”, ka shkruar ajo.

Artikuj të ngjashëm
-
EJU-ja e impresionuar me Evropianin në Prishtinë: Do të shihemi vitin tjetër
-
Katër medalje për Kosovën në Evropianin në Prishtinë, Akili i artë
-
Stagnimi i sportit, Kosova kthehet pa medalje nga Lojërat Evropiane
-
Kurti përmend sukseset e sportistëve dhe artistëve, premton mbështetje të vazhdueshme
-
EJU shkruan për sukseset e Nora Gjakovës