Federata Evropiane e Xhudos (EJU) ka shkruar për sukseset e arritura të Nora Gjakovës, e cila fitoi medaljen e artë olimpike në Tokio.
“Nora Gjakova ka qenë në radarin tonë për shumë vite si pjesë e ekipit të vogël, por të fuqishëm të Kosovës. Jo vetëm që 29-vjeçarja këtë vit fitoi medaljen e parë botërore, por dominoi për ta marrë medaljen e artë olimpike”, ka shkruar EJU.
Nora Gjakova pos të artës në Tokio, fitoi edhe të bronztën në Botërorin në Budapest. Ajo ka përfunduar vitin si e para në renditjen botërore në kategorinë deri 57 kilogramë.
Nora Gjakova me Distria Krasniqin të mërkurën e ndanë çmimin e sportistes më të mirë të vitit të ndarë nga Grupi KOHA.
“Suksesi i saj i jashtëzakonshëm e ka lejuar atë të ngrihet në renditje dhe të përfundojë Olimpiadën e saj si numër një në renditje botërore. Ajo i bashkohet koleges së saj Distria Krasniqi që po ashtu përfundoi numër një në renditje botërore”, ka shkruar EJU.
-
IJF për Norën: Mbyllja e një kapitulli të artë
-
Shtatë prej sukseseve më të mëdha në karrierën e mahnitshme të Norës
-
Unioni Evropian e falënderon Nora Gjakovën pas pensionimit: Inspirim për të tjerët
-
Nora Gjakova i jep fund karrierës së mahnitshme
-
Nora vlerëson medaljen e artë, por e di se mund të përmirësohet ende