Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Konspiracionisti Ayyadurai synon të udhëheqë Twitterin

Shiva Ayyadurai, i prezantuar si person me disa profesione, ka shprehur interesimin për të marrë postin e shefit ekzekutiv në Twitter, shkroi të hënën "Business Standard".

Ai deklaroi në këtë rrjet social se do të aplikojë, derisa kërkoi ndihmë për mënyrën e aplikimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jam i interesuar për pozitën e CEO-s. Kam katër diploma dhe kam krijuar 7 kompani të suksesshme softuerësh të teknologjisë së lartë. Ju lutemi më orientoni për të aplikuar”, shkroi ai në postimin drejt shefit të Twitterit, Elon Musk.

59-vjeçari është i njohur për shpërndarjen e teorive konspirative. Ai iu bënte thirrje qytetarëve që të mos vaksinohen me vaksinën anti-COVID dhe fushatën vaksinuese e quante mashtrim.

Multimiliarderi Elon Musk ka thënë se do të dorëhiqet nga pozita e shefit ekzekutiv të Twitterit sapo të gjejë “një budalla që e pranon punën”.

Ai pati premtuar më herët se do të vendosë për të ardhmen bazuar në një sondazh në rrjetin social, që me 57.5 për qind të votave i rekomandoi “dorëheqjen”.

Musku ka njoftuar megjithatë se do të vazhdojë të udhëheqë ekipet e softuerëve dhe serverëve, pasi ta gjejë zëvendësuesin si shef ekzekutiv.

Ndryshimet në platformë që nga marrja e Muskut janë kritikuar me të madhe. Musku pati blerë rrjetin social në tetor. Ai ka shkarkuar gjysmën e stafit të tij dhe ka prezantuar një veçori për verifikime me pagesë.

Grupet për të drejtat e njeriut kanë kritikuar edhe lëvizjet për moderim të përmbajtjes duke e akuzuar Muskun për veprime që nxisin dezinformata dhe gjuhë të urrejtjes.