Nvidia ende e mban pozitën udhëheqëse për kartelën më të shpejtë grafike për gaming, me modelin e vet GeForce RTX 2080 Ti. Përveç kësaj, kjo kartelë gjithashtu ka shumë mundësi për overclocking, edhe pse kompania i implementon disa kufizime të mëdha kur është fjala për ngarkimin e GPU përtej limitit, përcjell TweakTown.
Tani overclockeri legjendar KINGPIN e ka overclockuar versionin EVGA GeForce RTX 2080 Ti KINGPIN Hybrid të kartelës grafike deri në madje 2.7GHz. 11 GB të video memories së GDDR6 gjithashtu u clockuan nga shpejtësitë prej 14Gbps që ofrohen fabrikisht deri në 17Gbps, duke ofruar bandwidth të memories prej 750GB/s.

KINGPIN e ka overclockuar kartelën grafike EVGA GeForce RTX 2080 Ti KINGPIN Hybrid në tension maksimal (+7%) dhe e ka përdorur në ftohje LN2 për ta mbajtur atë stabile. Për ta arritur këtë rezultat është përdorur procesori Intel Core i9-9980XE, i cili gjithashtu përveç LN2 është overclockuar në 5.6GHz në të 18 bërthamat, shkruan KOHA Ditore.
Përveç kësaj, është përdorur edhe pllaka amë EVGA X299 DARK dhe DDR4 RAM-i 32GB G.SKILL TridentZ @4000MHz. Rezultati përfundimtar është rekord botëror në standardin e ri në benchmarkune ri Port Royal të 3DMark.
-
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA
-
Mira Murati arrin marrëveshje me Nvidian për zhvillimin e inteligjencës artificiale
-
Harmonia perfekte e harduerit dhe inteligjencës në Galaxy S26
-
Tri ekrane, një qëllim: Kombinimi i Galaxy Z Fold7 dhe Watch8 i mundëson profesionistëve nivele të reja lirie