Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Kina po planifikon të shkojë në Hënë, Mars “e përtej”

Tre astronautë kinezë kanë nisur një mision gjashtëmujor, për të punuar në një stacion të ri hapësinor, të quajtur Tiangong.

Siç raportoi BBC-ja të hënën, vitin e ardhshëm, Kina synon të nisë një teleskop hapësinor të quajtur “Xuntian”, që do të fluturojë pranë stacionit Tiangong, ku do të ankorohet për servisim e furnizim me karburant.

Stacionin, kinezët e dërguan në hapësirë në vitin 2021, me qëllim që të përdoret për udhëtime drejt hapësirës “e përtej saj”.

Tiangong do t’i ketë sistemet e banimit, në të cilat astronautët do t’i kryejnë kërkimet e nevojshme hapësinore.

Kina është vendi i tretë që i ka vendosur dy astronautë në hapësirë, në një stacion. Para saj këtë e kanë bërë Rusia (dikur Bashkimi Sovjetik v.j.) dhe SHBA-ja.

Ambiciet e Kinës janë të mëdha. Ajo po synon që deri në vitin 2031, ta zëvendësojë Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS0, që do të largohet nga operimi).

Astronautët kinezë janë të përjashtuar nga ISS-i pasi ligji amerikan e ndalon agjencinë e saj hapësinore, NASA-n, t’i ndajë të dhënat me Kinën.

Kinezët e kanë në plan që deri në vitin 2030 të mbledhin mostra nga Marsi e Jupiteri, si dhe t’i vendosin astronautët e tyre në Hënë.

Artikuj të ngjashëm