Kompania “Apple” ka përdorur produkte nga Kina vitin e kaluar, më shumë se nga Tajvani, për herë të parë në historinë e saj. Kjo pritet t’i shkaktojë vështirësi Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në përpjekje për të bindur kompanitë e saj që të bëhen më pak të varura nga rivali i saj kryesor i teknologjisë.
Pavarësisht, luftës tregtare me Kinën të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, kompania amerikan e teknologjisë “Apple”, gjatë vitit 2020, kishte 51 furnitorë me bazë në Kinë dhe në Hong Kong për produktet e saj teknologjike, sipas analizave të “Nikkei Asia”, shkruan The Guardian.
Gjatë vitit 2018, “Apple” kishte 42 furnitorë me bazë në Tajvan, nga të cilët furnizohej kryesisht me gjysmëpërçues, ndërkohë që për vitin 2019 nuk janë bërë të ditura të dhënat në këtë drejtim.
“Apple” është kompania më e madhe e teknologjisë në botë, duke arritur shitjen e më shumë se 300 milionë produkteve të saj, vetëm gjatë vitit 2020. Në mesin e produkteve më të shitura hyjnë telefonat e mençur iPhone dhe orë iPads dhe Macs.