Spacer X ka kthyer katër astronautë nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës, të dielën, në një mision që po shihet si një hap më afër udhëtimeve hapësinore komerciale.
Kapsula Dragon është parashutuar në Gjirin e Meksikës në qytetin Panama në Florida, pak para orës tre të mëngjesit, duke i dhënë fund fluturimit të dytë me astronaut për kompaninë hapësinore të Elton Muskut.
Astronautët, tre amerikanë dhe një japonez, janë kthyer me të njëjtën kapsulë me të cilën u lansuan nga Qendra hapësinore e NASA-s me emrin Kennedi në nëntor.
Në konferencën për media, pas kthimit të kapsulës, zëvendëspresidenti i Teknologjisë së Fluturimeve Njerëzore në Hapësirë, Hiroshi Sasaki, ka lavdëruar anëtarët e misionit, duke vlerësuar se misioni i hap rrugën “një epoke të re për fluturimet hapësinore njerëzore”.
Hans Koningsman, këshilltar i lartë për sigurinë e fluturimeve në SpaceX , ka thënë se NASA kishte punuar shumë për të certifikuar programet Dragon dhe Falcon 9 për fluturime të shumta.