Mbikëqyrësi japonez i konkurrencës ka njoftuar të hënën se do të fillojë hetimin e shkeljes së mundshme të ligjeve antimonopol nga Google, raportoi Reuters.
Ky vendim për hetim është marrë pas hapave të ngjashëm të ndërmarrë nga autoritetet në Evropë dhe ekonomitë tjera të mëdha.
Google do të hetohet nëse ka shkelur Aktin Antimonopol të Japonisë, duke përfshirë kthimin e një pjese të të ardhurave të saj te prodhuesit e smartfonëve Android, me kusht që ata të mos instalojnë motorë kërkimi rivalë.
Vendimi vjen pas lëvizjeve të ngjashme nga rregullatorët antitrust në Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.
Artikuj të ngjashëm
-
Google humb betejën ligjore kundër gjobës 4.1 miliardë euroshe të BE-së
-
Googles i kërkohet ta shesë Chromen
-
Gjykata në SHBA vendos se monopoli i Googlet i kërkimeve në internet është i paligjshëm
-
Rregullatorët evropianë nisin hetim kundër Apple, Google dhe Meta
-
Rregullatorët shënjestrojnë “monopolin” e Googlit dhe Applet