Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Ja sa duhet të qëndrojmë në Facebook, që mos të na bëjë dëm

Të kaluarit shumë kohë në rrjetet sociale, nuk na bën të lumtur. Dhe faji është pikërisht i platformave që megjithëse mundësojnë lidhjen virtuale mes njerëzve, rrisin nivelin e perceptimit të vetmisë.

Megjithatë, fenomeni nuk është shumë shqetësues, pasi mjafton ta reduktojmë përdorimin e këtyre rrjeteve në 30 minuta në ditë, për të ulur nivelin e shqetësimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky rezultat ka dalë nga një studim i kërkuesve në Universitetin e Pensilvanisë, të cilët kanë gjetur lidhjen mes kohës së kaluar në rrjetet sociale me nxitjen e simptomave depresive. Kërkimi ka përfshirë 143 studentë të universitetit, mes moshës 18 dhe 22 vjeç, me përparësi femrat dhe ka monitoruar përdorimin e tre platformave kryesore: Facebook, Instagram dhe Snapchat.

Në fazën e parë, secilit prej pjesëmarrësve i është kërkuar një vlerësim në lidhje me perceptimin e mirëqenies personale dhe sasinë e orëve të shpenzuara në ditë, duke hulumtuar nëpër rrjetet sociale.

Në këtë pikë, çdo grup vullnetarësh, i zgjedhur në mënyrë rastësore, i është kërkuar ta reduktojë me 10 minuta në ditë kohën e kaluar “online” në secilën platformë, në një kohë optimale prej 30 minutash në ditë. Në vetëm tre javë të eksperimentit, grupet që i kishin modifikuar zakonet e tyre të qëndrimit në rrjetet sociale, arritën si rezultat një mirëqenie më të lartë në gjendjen e tyre emocionale.