Një studim për adoleshentët ka dalë në përfundimin se rrjetet sociale shkaktojnë probleme mendore dhe, më shumë të prekura, janë femrat.
Rrjetet sociale shkaktojnë depresion, ankth deri në pagjumësi, stres kronik dhe mungesë vetëbesimi.
Këto janë disa prej efekteve negative që shkaktohen mbi të gjitha tek vajzat adoleshente nga përdorimi i vazhdueshëm i medias sociale, sipas një studimi të publikuar në “The Lancet Child & Adolescent Health” dhe të realizuar nga “UCL Great Ormond Street Institute of Child Health” në Londër.
Studimi u zhvillua me anë të intervistave direkte nga 10,000 adoleshentë të moshës 13-16 vjeç, dhe tregon se sa të lidhur janë ata me rrjetet sociale, “Facebook”, “Instagram”, “WhatsApp”, “Twitter” dhe “Snapchat”.
Gati 60% e impaktit psikologjik vjen nga ekspozimi i tyre i lartë ndaj bulizmit kibernetik dhe të mungesës së aktiviteteve më të shëndetshme. Këta adoleshente flenë më pak, flenë keq dhe bëjnë pak ushtrime fizike dhe jetë në ajër të hapur./mapo
-
Mediat sociale shkaktare të depresionit te vajzat adoleshente
-
Studim amerikan: Të rinjët po flenë më pak, rrjetet sociale po ua “vjedhin” gjumin
-
Studimi: Sa më shumë rrjete sociale, aq më shumë depresion
-
Në rritje depresioni, ankthi dhe stresi. Interneti shihet shkaktar kryesor
-
Studimi shpërfaq pasojat serioze të përdorimit të telefonave nga adoleshentet