Qeveria e Italisë ka vendosur të ndalojë përdorimin e softuerit anti-virus prodhim rus, në sektorin publik pas pushtimit të Ukrainës, nën dyshimin se Moska zyrtare mund të përdorë programet për të hakuar faqet kryesore të internetit.
Franco Gabrielli, nënsekretari shtetëror për sigurinë, i tha Senatit të martën se qeveria po punon mbi rregullat për të lejuar organet shtetërore që të heqin prizën nga softueri i zhvilluar nga Kaspersky, me bazë në Rusi.
Rregullat e reja do t'i lejojnë administratat publike të zëvendësojnë të gjithë programet kompjuterike që konsiderohen potencialisht të rrezikshme, pa u përballur me ndëshkime.
Kjo rregullore pritet të miratohet në fillim të javës së ardhshme.
Zyra e Kasperskyt në Itali tha se po monitoron situatën dhe është e shqetësuar veçanërisht për punonjësit e saj, duke paralajmëruar se ata rrezikojnë të vuajnë nga vendimet që bazohen në gjeopolitikë dhe jo në çështje teknike.
Edhe
Antivirusi rus përjashtohet nga SHBA-ja
“Shpresojmë që ky qëndrim të mos çojë në zbatimin e legjislacionit joliberal që do të prekte kryesisht partnerët, familjet dhe qytetarët tanë italianë”, ka thënë Kaspersky për Reuters.
Kjo kompani ka shtuar se nuk ka lidhje me qeverinë ruse.