Putini po ashtu ka bllokuar qasjen në mediat Perëndimore dhe uebfaqet e pavarura të lajmeve në Rusi, dhe sipas ligjit të ri, shpërndarja e informacioneve të cilat kundërshtojnë vendimin e qeverisë konsiderohet krim. Teksa të premten, Kremlini tha se do të kufizojë qasjen edhe në Instagram.
Shumë kohë para se ta fillonte luftën në Ukrainë, presidenti Vladimir Putin mundohej ta përdorte internetin e Rusisë si mjet për mbikëqyrjen dhe kontrollimin e shoqërisë, ngjashëm me sistemin e sigurisë në internet të ashtuquajtur “Great Firewall” i krijuar nga Kina.
Kështu që kur kompanitë Perëndimore të teknologjisë filluan t’i japin fund marrëdhënieve me Rusinë pasi ajo filloi pushtimin e saj, gazetari rus Andrei Soldatov, u shqetësua. Ai kishte shpenzuar vite për të ekspozuar censurën e Rusisë dhe kishte frikë se përpjekjet e tij qëllimmira për të ndihmuar Ukrainën në fakt do të ndihmonin Putinin për të izoluar rusët nga informimi, duke ndihmuar propagandën për luftë të Kremlinit.
“Vendi i vetëm ku rusët mund të flasin për Ukrainën dhe çfarë po ndodh në Rusi është Facebooku. Nuk mundesh thjeshtë ta pengosh qasjen tonë në Facebook”, shkroi Soldatov në Facebook gjatë javës së parë të luftës.
Edhe pse Facebooku nuk e pengoi qasjen e rusëve në këtë aplikacion, Kremlini ndërhyri shpejtë duke marrë atë përgjegjësi dhe bëri që Facebooku dhe Twitteri të jenë të pa qasshëm në Rusi.
Putini po ashtu ka bllokuar qasjen në mediat Perëndimore dhe uebfaqet e pavarura të lajmeve në Rusi, dhe sipas ligjit të ri, shpërndarja e informacioneve të cilat kundërshtojnë vendimin e qeverisë konsiderohet krim. Teksa të premten, Kremlini tha se do të kufizojë qasjen edhe në Instagram.
Beteja e Kremlinit
Monitoruesi i rrjetit “NetBlocks” ka raportuar se Instagrami kishte ndalur se funksionuari për shumë furnizues të internetit në Rusi.
Megjithatë, përpjekjet e fundit të Kremlinit për censurim kanë zbuluar mangësitë e shumta të planeve të qeverisë ruse për të mbajtur nën kontroll internetin. Çdo rus që posedon pajisje teknologjike mund t’i shmanget këtyre përpjekjeve të qeverisë për mosinformim të qytetarëve.
Për shembull, qeveria deri tani ka pasur sukses të pjesshëm në bllokimin e përdorimit të softuerëve të njohur si “VPN” (rrjet privat virtual), të cilët ia mundësojnë përdoruesve të kenë çasje edhe në përmbajtjet e ndaluara. E njëjta gjë vlen edhe për përpjekjet e Putinit për të kufizuar përdorimin e softuerëve tjerë të tillë. Kjo gjë i vendos ofruesit e internetit në një pozitë të vështirë.
Në njërën anë, ata përballen me presionin publik për të dënuar shtetin e Rusisë dhe me arsyet ekonomike për të limituar shërbimet gjatë kohës kur faturat mund të mbesin të papaguara. Në anën tjetër, ata janë të kujdesshëm në ndalimin e rrjedhjes së lirë të informacioneve të cilat mund të kundërshtojnë dezinformatat e Kremlinit – si për shembull pretendimet që ushtria e Rusisë po “çliron” Ukrainën nga fashistët.
Uebfaqja “Amazon”, vazhdon të funksionojë në Rusi, edhe pse thotë se nuk është duke pranuar klient të ri. “Cloudflare”, e cila ndihmon në mbrojtjen e uebfaqëve nga sulmet “malware” dhe “Akamai” e cila rrit përformancen e uebfaqëve duke vendosur përmbajtjen e internetit më afër përdoruesve të saj, të dyja këto vazhdojnë ende t’i shërbejnë përdoruesve rus me përjashtim të kompanive shtetërore dhe firmave të sanksionuara.
Në anën tjetër kompania “Microsoft” nuk ka thënë nëse do t’i ndalë “cloud services” edhe pse ajo ka suspenduar të gjitha shitjet e produkteve dhe shërbimeve. Ofruesi i shërbimeve të internetit “Cogent”, me bazë në Amerikë, që shërben si shtyllë mbështetëse për trafikun e internetit ka ndërpritur lidhjet direkte në Rusi.
“Nuk kemi dëshirë ta ndërpresim furnizimin e individëve me internet dhe mendojmë se qasja në internet është e domosdoshme në të gjithë botën”, ka thënë themeluesi i “Cogent” Dave Schaeffer në një intervistë. Lidhjet direkte me serverët brenda Rusisë, mund të përdoren “për sulme kibernetike nga qeveria e Rusisë”, ka shtuar ai.
Schaeffer tha se ky vendim nuk konsideron “faktorët financiar”, edhe pse ai ka pranuar se rënia e vlerës së rublës (njësia monetare e Rusisë), e cila ndikon që importimi i mallrave në Rusi të jetë më i shrenjtë, mund ta vështirësoj mbledhjen e pagesave të klientëve. Ai ka shtuar se “Cogent” po kryen shërbime falas për klientët ukrainas gjatë konfliktit Rusi-Ukrainë.
Ofruesit tjerë të mëdhenj në Evropë dhe Azi vazhdojnë t’i shërbejnë Rusisë, ka thënë Doug Madory, drejtor i analizës së internetit për firmën Kentik e cila menaxhon rrjetin. Ai ka verejtur që interneti që vjen nga furnizuesit e jashtëm nuk është dobësuar.
“Cloudflare” vazhdon të udhëheq katër qendra të të dhënave në Rusi edhe pse autoritetet ruse kanë urdhëruar uebfaqet e qeverisë të to drop foreign-owned hosting providers deri të premten. Në një postim të bërë me 7 mars nga kjo kompani, ishte cekur se Rusia ka nevojë për çasje me të madhe në internet.
Sipas ligjit të vitit 2019 për “internetin sovran”, Rusia supozohet të jetë e gatshme ta kontrollojë internetin në mënyrë të pavarur nga pjesa tjetër e botës. Kjo gjë ka bërë që ky shtet ta monitoroj dhe kontrollojë internetin e tij në mënyrë intensive ashtu siç bëjnë shtetet e Kines dhe Iranit.
Agjencia e telekomunikimit “Rozkomnadzor”, në mënyrë të suksesshme kishte testuar këtë sistem një vit më parë, atëhere kur sistemi kishte bërë të pamundur qasjen në Twitter. Ky sistem përdor qindra pajisje të ashtuquajtura “middleboxes” të cilat mund të bllokojnë uebfaqet individuale dhe janë të instaluara me ligj të të gjithë furnizuesit e internetit brenda Rusisë.
Shkëputja nga interneti
Por një sistem i tillë, i cili lejon shërbimet e sigurisë ”FSB” të spiunojë qytetarët e Rusisë, është më i dobët krahasuar me sistemin e sigurisë në internet “Great Firewall” të Kinës. But the system, which also lets the FSB security service spy on Russian citizens, is a relative sieve compared to China’s Great Firewall.
Presidenti i organizatës jofitimprurëse “Internet Society”, Andrew Sullivan, ka thënë se nuk ka prova që sistemi ka aftësi ta shkëput Rusinë nga interneti.
“Ndalimi i një shteti të ketë çasje në internet është e komplikuar kulturalisht, ekonomikisht dhe teknologjikisht. Kjo gjë bëhet edhe më e ndërlikuar kur është në pyetje një shtet si Rusia e cila për dallim nga Kina nuk kishte ndërtuar internetin e saj duke pasur në mendje kontrollin e qeverisë”, ka thënë ai.
“Kur bëhet fjalë për censurën, të vetmit që mund ta bëjnë këtë janë kinezët”, tha Serge Droz, një inxhinier i lartë sigurie në “Proton Technologies” me qendër në Zvicër, i cili ofron softuer për krijimin e VPN-ve të cilat janë mjete kryesore për shmangien e censurës shtetërore.
Hulumtimi i tij zbuloi se Kremlini ka bllokuar më shumë se 270 faqe lajmesh dhe faqe financiare që nga pushtimi i tij, duke përfshirë këtu edhe “BBC News”. Elitarët rusë besohet se janë përdorues të mëdhenj të VPN dhe nuk pritet që ata ta ndërpresin përdorimin.
Autoritetet ruse po arrijnë gjithashtu njëfarë suksesi duke bllokuar shfletuesin “Tor” i cili ashtu si VPN-të i lejon përdoruesit të vizitojnë përmbajtjet në të ashtuquajturin “dark web”, thonë studiuesit. Twitter-i po ashtu edhe “The New York Times” posedojnë shfletues të tillë.
Bllokimi i aplikacioneve
Megjithatë, Kremlini nuk e ka bllokuar aplikacionin e njohur për shkëmbimin e mesazheve - “Telegram”. Ky aplikacion është i rëndësishëm për ministritë e qeverisë ukrainase dhe njëra ndër arsyet se pse ky aplikacion nuk është bllokuar ende mund të jetë fakti se Telegram-i është gjithashtu shumë i rëndësishëm për propagandistët e Kremlinit, kanë thënë analistët.
Për më tepër, Telegram-i nuk përmban enkriptimin “end-to-end”, gjë që i bën mesazhet të palexueshme nga kompania dhe të huajt. Telegram-i u ofron përdoruesve "biseda private" plotësisht të koduara, por përdoruesit e aplikacionit duhet të sigurohen që t'i aktivizojnë ato.
Pas pushtimit, themeluesja e aplikacionit “Signal”, Moxie Marlinspike, shkroi në Twitter se komunikimi në aplikacione të pasigurta mund të jetë çështje jete a vdekjeje në luftë.
Për të qenë i informuar është thelbësore çasja në uebfaqet dhe aplikacionet e jashtme gjë që varet nga VPN-të për të cilat rusët thonë se e kanë të vështirë t’i paguajnë që kur Visa dhe Mastercard ndërprenë raportet me shtetin e tyre.
Përktheu: Marigona Avdimetaj