Një ish-inxhinier softuerik i Yahoo-së e ka pranuar se ka pasur qasje të paautorizuar në profilet e rreth 6,000 përdoruesve duke kërkuar foto dhe klipe nudo.
Ky rast u konfirmua nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Kaliforni, ndërsa u theksua se programeri Reyes Daniel Ruiz i përdori privilegjet e tij dhe i kontrolloi profilet e përdoruesve të rinj të Yahoo, përfshirë të shoqes dhe koleges së tij.
Ende nuk është e qartë nëse qasja e tij në profil është rezultat i statusit të tij në Yahoo, i cili u lejon punonjësve qasje në informacione të ndjeshme të përdoruesve siç janë fjalëkalimet apo nëse ai thjesht e ka përdorur njohurinë për sigurinë dhe mbrojtjen kibernetike për t’i hakuar profilet, shkruan KOHA Ditore.
Përveç kësaj, Ruiz i përdori profilet për t’i shikuar emailat dhe kishte gjetur mënyra për t’ju qasur iCloud, Facebook, Gmail, Dropbox dhe shërbimeve të tjera.
Yahoo e zbuloi aktivitetin e Ruiz duke e ndjekur profilin e tij të punës, ndërsa pas kësaj pasoi aktakuza. Ai e ka pranuar fajësinë ndërsa verdikti pritet në shkurt. Dënimi maksimal është pesë vjet burg dhe 250,000 dollarë dëmshpërblime për personat të cilëve u është cenuar privatësia.
-
Yahoo do t’u paguaj 50 milionë dollarë përdoruesve, të dhënat e të cilëve kanë rrjedhur online
-
Punëtori i Metas shkarkoi 30,000 fotografi private të njerëzve nga Facebooku
-
Instagrami mohon sulmin kibernetik pas emaileve masive për ndryshim të fjalëkalimit
-
“Ish-i më përndiqte - pastaj aplikacioni që zgjodha për siguri e publikoi adresën time”
-
Përdoruesit e internetit t’i ndryshojnë fjalëkalimet – 16 miliardë të dhëna të ekspozuara